enca dasm
Enca, këngëtarja e njohur dhe shumë e diskutuar në media, ka paralajmëruar ditën e djeshme se do të japë një intervistë ekskluzive në lidhje direkte me ‘Skype’ për publikun dhe fansat e saj në Kurdistan. Ky prononcim ka ardhur në parantezë të koncertit të madh që do japë këngëtarja për kurdët me rastin e Vitit të Ri që ata festojnë këtë muaj.Përveçse ka treguar pak nga detajet e koncertit, Enca ka përshëndetur fansat e saj në gjuhën kurde. Siç duket, suksesi i këngëtares shqiptare ka kaluar kufijtë dhe tashmë njeh vetëm rritje.Kujtojmë se Enca ka arritur 2 milionë ndjekës në ‘Instagram’, i cili duket se është një nga promovuesit kryesor të saj përtej trevave shqiptare. Në fotot dhe videot nga intervista dhe koncerti nuk kanë munguar komentet nga fansa kurdë, por jo vetëm.