zayn lewis
Që kur Zayn Malik u largua nga “One Direction” në vitin 2015, marrëdhënia e tij me Louis Tomlinson ka ardhur duke u ftohur dhe së fundmi Louis shpjegoi arsyen pse.Në podcast me Dan Wooton, ai u shpreh se ndonëse Zayn u largua nga grupi, ai vazhdoi ta konsideronte mik. Marrëdhënia e tyre mori fund kur nëna e Louis ndërroi jetë në dhjetor të 2016-s dhe Zayn nuk tregoi respektin dhe mbështetjen e duhur.Louis shpjegoi se disa ditë pas vdekjes së të ëmës, i duhej të performonte në X Factor, ku ishte në rolin e anëtarit të jurisë speciale të ftuar nga Simon Cowell, menaxher talentesh dhe pjesë e jurisë në talent show si “X Factor”, “American Idol, “America’s Got Talent”.

 785 0 5c879502eacc5

Duke ditur gjendjen e tij, Harry Styles, Niall Horan dhe Liam Payne e mbështetën duke performuar së bashku me të. Për çudi, i vetmi që nuk erdhi ishte Zayn.“Kemi folur disa herë në telefon pasi nëna ime ndërroi jetë dhe të gjithë djemtë ranë dakord që të vinin në shfaqje. Por ai nuk erdhi. Kjo gjë më lëndoi. Ishin të gjithë atje – Harry, Niall dhe Liam. Doja që atë natë të më mbështesnin. Pra, eh, shpresoj që të jetë mirë.”