almed tolg
Çifti i njohur pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Bukuroshja shqiptare dhe aktori i suksesshëm turk, kanë ndarë hap pas hapi të gjitha momentet e detajet e bukura të kësaj pritjeje të ëmbël. Së fundmi, Tolga dhe Almeda, janë pyetur rreth fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti. Përsa i përket rrjeteve sociale, ndryshe nga çiftet e tjera të njohur, Tolga dhe Almeda nuk e kanë menduar të hapin një profil zyrtar në rrjete sociale me emrin e djalit të tyre.

tolgahan say 115635SM

Edhe pse shumë fansa në fakt, e kanë bërë një gjë të tillë që pa lindur fëmija akoma. Një tjetër temë të cilët i kushtojnë shumë rëndësi pjesa më e madhe e nënave të reja, është festa e fëmijës, ose ndryshe "baby shoëer". Mesa duket, Almeda nuk ka ndërmend të organizojë një të tillë, pasi për të çdo ditë e kësaj periudhe është si një ditë feste. Të rrethuar nga njerëzit e dashur, me vëmendjen e të gjithëve, Almeda dhe Tolga nuk e kanë aspak të nevojshme të bëjnë një festë të tillë për të mbledhur njerëzit e afërt.