barismee.jpg


Të gjithë u dashuruam pas çiftit Defne dhe Omer në “Dashuri me Qira”. Simpatia e fansave për dy aktorët shkoi deri aty sa ata pretendonin se Elcin Sangu dhe Baris Arduc duhet të ishin çift edhe në jetën reale, pavarësisht se secili prej tyre kishte një partner prej kohësh. Kimia mes dy aktorëve u pëlqye shumë edhe nga regjisorët, të cilët i sollën si dy të dashuruar edhe në filmin “Kohë për lumturi”.

mutluluk-zamanı.jpg


Megjithatë, partnerja e fundit është bukuroshja Burcu Biricik, të cilën e kemi njohur nga seriali “Flakë pasioni”.

kuzgun-5.jpg

Së bashku me Baris, ajo po xhiron projektin “Kuzgun”. Fansat janë ndarë në dy grupe dhe nuk ngurojnë së krahasuari dy partneret e Arduc.

51144967_241000026785107_8396979272509162158_n.jpg

Elcin apo Burcu? Shumë prej tyre preferojnë vetëm njërën, megjithatë duket se pjesa më e madhe është thjesht e lumtur se aktorin simpatik Baris Arduc, vazhdojnë ta shohin në ekran, pavarësisht se cila është aktorja që interpreton krah tij.