vesaaaaaaaaaa
Personazhet e njohur dashur pa dashur bien shpesh pre e akuzave për ndërhyrje estetike. Duke qenë se sot një pjesë e mirë e zgjedhin si një mënyrë për t’u dukur më bukur, është krijuar ideja se të gjithë të njohurit, kryesisht vajzat, ndërhyjnë në fytyrë. Së fundmi edhe Vesa Luma është akuzuar për këtë gjë, por këngëtarja gjeti përgjigjen e duhur për të shuar të gjitha dyshimet, edhe të ndokujt tjetër që mund të mendojë se ka bërë ndërhyrje estetike.

fotoja

“Je bërë e gjitha plastik, po dil ashtu si je”, i shkruajti një ndjekëse në foton e publikuar së fundmi në ‘Instagram’.“E keni mësuar përmendësh këtë fjali. Do të tregoj një të vërtetë, të hidhur për ty ndoshta: Asgjë, po asgjë plastik nuk ka këtu”, i është përgjigjur Vesa.Pas këtij komenti, këngëtarja mori edhe mbështetjen e shumë fansave të saj. Vesa Luma ka shumë vite që është prezente në skenën shqiptare dhe videot e vjetra mund të vërtetojnë se në portretin e saj nuk ka ndryshuar asgjë me kalimin e kohës.

komenti