leoooo
Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij rreth 20 vite më e re, Camila Morrone, u fotografuan për herë të parë së bashku në dhjetor të 2017. Së fundmi dyshja e njohur janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në festivalin që bëri bashkë gjithë personazhet e njohur, “Coachella”.Siç duket Leonardo DiCaprio nuk dëshironte të njihej në publik, prandaj ishte mbuluar me një kapele bejsbolli dhe syze sportive. Madje edhe e dashura e tij mbante të njëjtët aksesorë, por mund të dallohej më lehtësisht se aktori. Gjithsesi çifti i njohur nuk kanë arritur t’ju shpëtojnë fotove paparaci, që janë publikuar gjithandej në rrjete sociale.

cift