6 shenjat që kanë treguar se Kylie do të ishte një nënë në moshë të re, por nuk i kemi kuptuar…

Showbiz

kennnns

Duke menduar për rrugëtimin e Kylie-t, le të themi që nuk mund të habitemi me faktin që ajo do të bëhet nënë në moshën 20 vjeçare. Gjatë reality show-t të familjes së saj, hap pas hapi Kylie ka treguar se është pjekur dhe ka dashur përherë një familje të madhe.
Ajo gjithashtu është mësuar të kujdeset për fëmijët, pasi ka ndihmuar përherë motrat e saj me fëmijët e tyre. Madje, mund të themi se Kylie është tezja e preferuar e të vegjëlve Kardashian-Jenner.
Po iu rrjeshtojmë 6 sinjalet e rritjes së ”parakohshme” të Kyliet-t:
1.Shtëpinë e parë e bleu në moshën 18-vjeçare. Ajo nuk kërkoi ndihmën e askujt as për arredimin, as për shpërnguljen. Për çdo detaj u kujdes vetë.
2.Kur u kujdes për një kafshë, si të ishte një bebe e vogël. Të gjithë e dijnë që ajo i adhuron kafshët, por kujdesi që ka treguar për një derkuc të vogël, ishte praktikisht si të ishtë fëmija i saj.
3.Kur gatoi për të gjithë ekipin e xhirimeve. Për t’i zbukuruar ditën kameramanëve që angazhohen gjithë kohën me të, Kylie vendosi të gatuante për ta. Ajo u përgatiti atyre drekën dhe praktikisht u angazhua që çdo pjestar i ekipit të familjes Kardashian të kalonte një drekë të këndshmë në shenjë falenderimi.
4.Gjithmonë është kujdesur për të ruajtur sigurinë apo sekretet e familjes. Pavarësisht se ndiqen gjithë kohën nga paparacët, Kylie ka ‘mbrojtur’ të gjithë pjestarët e familjes së saj. Sensi i saj i protektivitetit ndaj njerëzve të dashur, është mëse i dukshëm.
5.Nuk do të jetë e famshme. Këtë gjë ua ka thënë pikërisht motrave të saj, ndërkohë që ato planifikonin strategjinë e duhur të marketingut për të rritur emrin e Kyliet. Ajo thjesht do një familje të madhe dhe të vazhdojë e qetë të drejtojë biznesin kozmetik që ka nisur.
6.Pikërisht biznesi kozmetil! Një 19 vjeçare, e cila krijon e vetme një kompani. Ok, mund të mendoni që është e thjeshtë për dikë që është e pasur. Por, sa fëmijë të pasur ka në botë që thjesht shpenzojnë të ardhurat e prindërve? Epo, Kylie nuk do të jetë si ta.