Emily Ratajkowski u bashkohet kritikëve të filmit për Marilyn Monroe

Showbiz

Ylli i pasarelave Emily Ratajkowski, ka kritikuar filmin “Blonde”, i cili flet për jetën e Marilyn Monroe. “Nuk jam e habitur që është publikuar një film tjetër që bën fetish nga dhimbjet e grave, edhe kur ato kanë vdekur”, ka thënë ajo ndër të tjera në një video të postuar në TikTok.

Bukuroshja e pasarelave përmendi Amy Winehouse, Britney Spears dhe princeshën Diana, si shembuj të femrave me të cilat është ‘e fiksuar’ shoqëria.“Ne të gjithë jemi të fiksuar pas vajzave të vdekura dhe vrasësve serialë. Mund të them me siguri se kam mësuar ta lavdëroj dhimbjen në jetën time”, ishin fjalët e modeles së njohur.

Edhe pse të gjithë e lavdërojnë aktoren Ana de Armas, e cila portretizoi personazhin e ‘biondes fatale’, shumica e fansave të Marilyn Monroe e kritikuan regjisorin e filmit Andrew Dominik, për përmbajtjen e skenave të dhunshme të cilat bëjnë që ky film të mos rrekomandohet për personat nën moshën 18 vjeç.