Rita Ora paralajmëron këngën e saj të re

Showbiz

Rita Ora ka zbuluar se disa skena nga projekti më i ri muzikor “You Only Love Me”, i cili pritet të lançohet pasaditen e kësaj të mërkure. Këngëtarja ndau me ndjekësit një video në Instagram. Aty, ylli i popit shihet e zhveshur dhe e zhytur në  vaskë. Ndërsa në mbishkrimin e videos thekson: “Më shumë për t’u zbuluar…Të mërkurën, ora 5 pasdite “.

Ajo mori si gjithmonë një mbështetje të madhe nga fansat e saj.

Klipi i ri i këngëtares  vjen pasi Rita publikoi më herët një tjetër video të shkurtër në rrjetet sociale duke paralajmëruar se me ardhjen e një tjetër viti,  ajo do të sillte projektin e saj të ri muzikor.