Afra Saraçoğlu i jep fund lidhjes katër vjeçare të dashurisë/ Shkak pretendohet të jetë xhelozia

Showbiz

Ky vit ka filluar me ndryshime të mëdha në jetën private për yllin e serialit “Motrat”, aktoren Afra Saraçollu! Lidhja e saj e dashurisë katër-vjeçare me aktorin Mert Yazıçıollu ka marrë fund, ka mbritur në fund së bashku me përfundimin e vitit të kaluar. Lidhja romsntike e dy aktorëve të njohur flitet se mbrriti në fund të rrugëtimit pasi aktori u pushtua nga xhelozia pas imazheve të ‘bukuroshes së tij’ me partnerin e saj në projektin e fundit,  kolegun e tyre Mert Ramazan Demir.

Qarkulluan zëra se pas një debati të ashpër me Yaziçioglu, aktorja është larguar nga shtëpia ku ata jetonin së bashku. Gjithashtu, prej kohësh ishte vënë re se aktorja e dhjetra roleve të sukseshme, publikonte vazhdimisht foografi me Demir, me të cilin së fundmi ndan sheshxhirimin. Duket se kjo ka mjaftuar si shkak i ndezjes së xhelozisë dhe debateve.

Saraçoğlu , e ka konfirmuar ndarjen përmes një deklarate të bërë në instagram, ku njoftonte fundin e romacës së tyre pas 4 vitesh! Por megjithatë, aktorja shpehej se miqësia e tyre vazhdonte. Në fund ajo e përfundonte deklaratën duke rrëfyer se pretendimet mediatike për xhelozi apo tradhti, nuk pasqyronin të vërtetën dhe për fansat e saj shpjegoi se në marrjen e këtij vendimi nuk janë përfshirë palë të treta.