Akin Akinozu fotografohet në momente intime gjatë pushimeve të tij

Showbiz

Aktori turk Akin Akinozu, tashmë shumë i njohur në vendin tonë me rolin e “Miranit” në serialin “Rejan”, ka gjetur më në fund pak kohë të lirë për të pushuar. Aktori ndodhet në Bodrum me të fejuarën e tij Sandra. Çifti nuk i shpëtuan dot paparacëve të cilët i fotografuan edhe në momente intime.

Akin u shfaq duke puthur e përqafuar të fejuarën teksa shijonin detin e rrezet e diellit. Çifti shoqërohet edhe nga disa miq. Pas pushimeve, Akin do i rikthehet xhirimeve të serialit “Rejan” i cili në shtator nis me sezonin e ri.