Aktori i njohur turk do të bëhet baba për herë të parë

Showbiz

Aktori i famshëm turk Kenan Imirzalioglu është shumë i dashur për publikun shqiptar.

Ai u bë i njohur me anë te filmit shumë të suksesshëm ‘Ezel’, i cili e bëri të arrinte majat e karrierës.

Sa i përket jetës personale, Imirzalioglu është i martuar me aktoren e njohur Sinem Kobal prej 4 vitesh.

Mirëpo, sipas mediave vendase bëhet me dije se aktorët do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e kanë bërë me dije të afërmit e aktorëve të cilët kanë thënë se Sinem është 4 muajshe shtatzënë në pritje të një vajze dhe kjo gjë e ka lumturuar pa fund çiftin.

Aktori i njohur do të bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës