Anëtarët «sekretë» të familjes Kardashian, jetokan një realitet krej ndryshe nga to…

Showbiz

kardashian shqip
E gjithë bota e njeh familjen e famshme Kardashian-Jenner, por shumë pak mund ta dinë që Kris ka edhe një motër. Karen Houghton është motra më e vogël e Kris dhe bën një jetë shumë ndryshe nga ajo. Dy motrat i mbajnë kontaktet me njëra tjetrën, por nuk kanë ndonjë marrëdhënie për t`u pasur zili. Madje, para pak ditësh Karen ka pasur ditëlindjen dhe Kris as nuk e ka marrë mundimin ta urojë, ndërsa të kundërtën ka bërë për mikeshat e saj, të cilat nuk i le pa përmendur edhe publikisht. Karen ka kryer disa ndërhyrje, sipas saj për të korrigjuar tiparet që nuk i pëlqenin te vetja, edhe pse të gjithë mendojnë se i ka kryer për t`u dukur si Kris.

 640 0 5bfbea0add573

Karen ka një vajzë 19-vjeçare, Natalie Zettel, e cila është modele njësoj si kushërira e saj Kendall. Ndryshe nga kushërirat e saj, Natalie nuk ka format e tepruara trupore, por është e imët dhe nuk duket të ketë kryer ndonjë ndërhyrje estetike. Po ashtu, ajo ka vetëm një numër të vogël ndjekësish në Instagram dhe nuk është aq e suksesshme. Karen dhe Natalie janë shumë të lidhura me Mary Jo, nënën e Kris dhe Karen, por jo dhe aq me Kardashian-ët. Me Kylie-n, Natalie ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ndërsa me kushërirat e tjera jo. Në rrjet madje përflitet se Kris i ka “bllokuar” karrierën Natalie, për shkak se ajo mund të konkuronte vajzat e saj. Gjithashtu, duhet theksuar se në krahasim me kushurirat apo tezen e saj, Natalie është rritur me të ardhura mesatare ekonomike dhe nuk e njeh aspak luksin e shfrenuar si motrat Kardashian.

 640 0 5bfbea0add573