Angelina Jolie hedh hapin e parë drejt ribashkimit

Showbiz

angelina
Para një viti u bë e bujshme ndarja  midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Në atë kohë nuk pati prononcime nga ana e të dyja palëve, por tashmë mbas 1 viti ndarje, Angelina ka dhënë një fije shprese se ata mund të ribashkohen.
Ajo ka dhënë një intervistë për gazetën ‘Oggi’, ku i është përgjigjur edhe një pyetje rreth mundësisë së ribashkimit me Pitt. “Mund të ekzistojë një mundësi e tillë, në qoftë se shoh që gjërat po ecin në vijën e duhur dhe sigurisht nëse nga e gjithë kjo është vënë mend’, ka pohuar Angelina.
Mbetet të shihet ende nësë këto janë vetëm spekullime apo një e vertëtë e bukur, pasi çifti ka edhe 6 fëmijë.