Arbana Osmani, kombinimi më perfekt i jetës së saj

Showbiz

arbushif

Zakonisht nënat e reja këtë e bëjnë me vajzat e vogla: zgjedhin veshje të njëjta dhe postojnë fotografi në rrjetet sociale. Por kur ke stil, këtë mund ta bësh dhe me djalin e vogël. Shembullin e jep prezantuesja Arbana Osmani, e cila në një foto me djalin e saj Jonin një vjeç e gjysmë, veç përqafimit të ngrohtë ka rënë në sy dhe për kombinimin: pantallona të shkurtëra xhins, këmishë të bardhë dhe atlete të bardha Gucci. Ndërkohë që pritet shfaqja e saj në ekranin e Top Channel me programin “Dua të të bëj të lumtur” me të cilin prezantuesja ka disa muaj që po xhiron, ajo vetë e di çfarë e bën të lumtur: një përqafim si ky me Jonin.

egrgeee