Armina Mevlani drekon me bloggeren që adhurojmë të gjithë!

Showbiz

Aktualisht Armina Mevlani ndodhet në Kanë ku po ndjek nga afër një nga ngjarjet më të komentuara të momentit, “Festivalin e Kanës”. Pjesëmarrja në një event të të tillë të jep mundësinë të njihesh me personazhe të famshëm ndërkombëtarisht dhe padiskutim që duhet shfrytëzuar kjo mundësi. Armina Mevlani jo vetëm që ka takuar nga afër një nga influencueset më të njohura të modës, Chiara Ferragni por edhe ka drekuar dhe biseduar me të.

Vetë Armina ka publikuar në profilin e saj në Instagram dy foto ku ajo dhe Chiara shfaqen krah njëra-tjetrës. Mjafton të shohësh foton e tyre dhe e kupton shumë mirë që kryefjala e bisedës mes tyre ka qenë moda. Nëse Armina është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipvri, Chiara renditet në ndër më influencueset në të gjithë botën dhe padiskutim biseda dhe këshilli me të duhet tv ketë qenë një kënaqësi për Arminën.