Arsyeja përse Raffaella Carrá nuk i tregoi askujt për problemin e saj

Showbiz

Raffaella Carrà, emri i artit i Raffaella Maria Roberta Pelloni, lindi në Bolonjë më 18 qershor 1943. Ajo vdiq në 16:20 më 5 korrik 2021, në moshën 78 vjeçare. Raffaella bëri historinë e muzikës në TV italian dhe në bo të. Pavarësisht nëse ishte në një program televiziv apo duke kënduar një këngë, ku ishte Raffaella, kishte gjithnjë buzëqeshje dhe të gjithë do ta kujtojnë për këtë.

Por cila ësht arsyeja që ajo u largua nga jeta?

Këngëtarja kishte kohë që vuante nga një sëmundje e keqe që i kishte kapur trupin dhe nuk i tregoi askujt për këtë, as shoqes së saj të ngushtë Enrica Bonaccorti sepse dëshira e saj e fundit ishte që të kujtohej vetëm e qeshur dhe pozitive si gjithmonë.

“Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku e qeshura dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë “. Me këto fjalë Sergio Iapino njoftoi vdekjen e Raffaella Carrà, duke iu bashkuar dhimbjes së nipërve dhe mbesave të dashurve Federica dhe Matteo, të Barbara, Paola dhe Claudia Boncompagni, të miqve të përjetshëm dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë.