Barack Obama për reperin e njohur: Faleminderit! Tekstet e tua i përdorja në fjalimet e mia!

Showbiz

jauzsuzu

Ky muaj padyshim i përket Beyonce-s dhe Jay Z, kjo jo vetëm për faktin që binjakët priten të vijnë në jetë nga dita në ditë, por sepse reperi është i pari artist hip-hopi që hyn në “Songwriters Hall of Fame”.

Kjo është padyshim një arritje pasi në “Songwriters Hall of Fame” bëhen pjesë vetëm tekstshkruesit më të mirë dhe asnjë reper më parë nuk është nderuar me një çmim të tillë.

Për ta prezantuar Shawn Carter (emri i vërtetë i Jay Z) është përzgjedhur ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Në një video-mesazh, Obama shprehet: “Unë dhe Mr. Carter e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Dikush që na ka takuar kur ishim të rinj, nuk do ta besonte që ne do të bëheshim ata që jemi sot. Të dy e dimë çfarë do të thotë të mos kesh një baba rreth e rrotull. Të dy vendosëm të hapnim dyert e suksesit, pavarësisht se mbylleshin vazhdimisht”.

Më pas, ish-presidenti nuk ka harruar të përmendë edhe bashkëshortet përkatëse: “Jay dhe unë jemi të marrosur pas vajzave tona. Dhe le ta pranojmë…bashkëshortet tona janë më të njohura se ne”.

“Jam shumë i sigurt që isha i vetmi president i SHBA-ve që dëgjoja Jay Z-në në Zyrën Ovale. Madje i përdorja tekstet e tij për të shkruar fjalimet”, – ka përfunduar Barack Obama.

 

 

Burimi: Blitz.al