Bebe Rexha arrin suksesin tjetër

Showbiz

Vetëm pak ditë na ndajnë nga çmimet Grammy. Mbrëmja e madhe po afron dhe pritet që këtë vit të ketë plot surpriza në ndarjen e çmimeve.

Por, këtë vit asnjëra prej këngëtareve me origjinë shqiptare si Bebe Rexha, Rita Ora apo Dua Lipa nuk u nominuan në asnjë kategori.

Pavarësisht se nuk do të jetë një pretendente për çmim, Bebe Rexha është përzgjedhur si një nga prezantueset e Grammy.

“Jam e lumtur që këtë vit do të jem në ‘Grammy’ përkrah kolegëve të mi të talentuar”,- shtoi ajo.