Bengu dhe aktorë të tjerë dalin krah Fahriye Evcen për këtë arsye….

Showbiz

Fahriye Evcen ka vetëm 4 muaj që është bërë nënë dhe si çdo nënë e re ajo ka fituar disa kilogramë pas lindjes. Të gjithë filluan ta gjykonin pamjen e saj në fotot që qarkulluan pasi çifti u kthyen nga pushimet në Bodrum.
Ka qenë një tjetër aktore, Bengu, ajo që ka dalë krah saj duke i thënë se sa e mrekullueshme duket dhe sa me fat që është bërë nënë. Këto janë situata që vetëm dashakeqët shohin gjëra negative sipas Bengut.

Pas kësaj të fundit ka pasur shumë aktorë ose ndjekës të ndryshëm që kanë shpërndarë foton e Fahriye duke shprehur admirim…