Beyonce fillon si këngëtare në dasma? Ja sa paguhet ajo!

Showbiz

bey gjyqq

Pak kohë ka kaluar nga lajmi se Beyonce kishte kënduar në dasmën e vajzës së një miliarderi Indian. Festa e madhe ku ishin të pranishëm personazhet më të njohur indianë në të gjithë botën dhe figura të rëndësishme politike si Hilary Clinton u mbaj në qytetin e Udaipur. Por sa u pagua këngëtarja e “Halo” për të kënduar në këtë festë? Raporte të ndryshme bëjnë me dije se flitet për një shifër rreth 3 apo 4 milionë dollarë.

bey burse

Kështu nëse po planifikoni një dasëm për në verë mund ta keni parasysh. Por për kuriozitetin tuaj, Beyonce nuk është artistja që paguhet më shumë për të përformuar në organizime të tilla. Jennifer Lopez e mban vendin e parë me 5 milionë dollar, ndërkohë dihet gjithashtu se një milarder nga Teksasi ka paguar një herë grupin Rolling Stones 7 milionë dollar për një festë ditëlindje. Ndërkohë artistë të tjerë si Christina Aguilera, Mariah Carey dhe Jay Z paguhen diku tek 1 milionë deri në 1.5 milionë dollarë.