Bleona luan në filmin hollivudian krah Nicolas Cage

Showbiz

bleos

Duklet se Bleona Qereti nuk di të ndalet. Përpos këngës ajo duket se po i futet edhe aktrimit.

Bleona është bërë pjesë e një filmi hollivudian dhe do të luajë përkrahë aktorit Nicolas Cage.

Këngëtarja shqiptare ka njoftuar se filmi tashmë është në kinema, ndërsa publikoi një video nga momenti kur shfaqet ajo.

Bleona luan rolin e Christine, e cila duket se është një kliente, që po shijon kohën e kaluar në një lokal me miqtë e saj. E veshur me një kostum të bardhë, Qereti nis të thërrasë kur një grup njerëzish të maskuar dhe të armatosur, hapin zjarr brenda lokalit.

A post shared by Bleona (@bleona) on