Burak Deniz, mes suksesit dhe projekteve të reja!

Showbiz

Një lajm i mirë mbërrin nga aktori Burak Deniz për fansat e tij! Ai ka zbuluar se është shpallur data e publikimit të projektit të ri në të cilin aktori ka një rol kryesor. Ylli i pashëm i serialeve turke, në këtë projekt do të ndajë rolin e protagonistit me aktoren Serenay Sarıkaya. Duke folur për këtë këtë projekt, aktori u shpreh se parashikohet të jetë një ndër serialet dixhitale më ambicioze të sezonit të ardhshëm, fal subjektit dhe kastit. Ai tregoi se traileri i tij nuk është publikuar ende, por koha kur do të shfaqet para publikut tashmë dihet. Seriali do të transmetohet në shtatorin e ardhshëm në Netflix. Po Deniz e ka dyfishuar lajmin e mirë për fansat kur zbuloi se do të marrë pjesë edhe në një tjetër projekt. Ai informoi se projekti i radhës për të cilin do të angazhohet në vazhdim, është një film. Ylli i kinemasë dhe serialeve turke sqaroi se filmi parashikohet që të shfaqet në kinema pas një muaji. Me sa duket, përkundër jetës të trazuar sentimentale pas ndarjes nga bukuroshja Didem Soydan, karriera e aktorit po bën para me hapa të shpejtë dhe të sigurt.