Çaglar Ertogrul vlerësohet “aktori më i mirë i vitit” nga Quality Magazine

Showbiz

Çaglar Ertogrul, aktori që jetësoi personazhin e Jagizit në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”, është vlerësuar për interpretimin e tij në skenat plot aksion në projektin e fundit ku interpretoi në rol protagonist e ku sërish ndau rolin kryesor me aktoren Deniz Bajsel. I vlerësuar në të dy sezonet, ky projekt fitoi dy çmime në të njëjtën kohë, në natën e madhe ku Quality Magazine shpërbleu aktorët më të mirë të vitit. Ertogrull, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, u ngjit në skenën ku ju dorëzua personalisht çmimi.

Në fjalën falënderuese ai u shpreh se pa mbështetjen e publikut, shikueshmërinë e lartë nga ana e audiences dhe punën bashkëpunuese të ekipit Ai nuk do të ndodhej në atë skenë. Në përfundim të ceremonisë, aktori se do te kthehet serish në Ankara, aty ku edhe u xhiruan skenat më të shumta për këtë projekt. “Në profesionin tonë lodhja është e madhe, por tani projekti po i afrohet fundit dhe unë ndihem krenar për punën time dhe të ekipit. Puna dhe skenat specifike nuk ishin aspak të lehta por mendoj se e kemi sjellë në menyrë të optimizuar skenarin.“ tha aktori duke përmendur edhe vështirësitë e hasura gjatë kohës së xhirimeve.  Ai tregoi se një nga sfidat që iu krijua në sheshxhirim ishte moti i ftohtë i Ankarasë, I padurueshëm për të. Aktori i njohur përfundoi duke thënë se vazhdon të rritet fal çdo projekti që i shtohet karrierës së tij”.