Can Yaman gjobitet me 400 euro në Itali sepse nuk ruajti rregullat e distancës

Showbiz

Can Yaman ishte në Itali për të xhiruar një reklamë nga Ferzan Ozpetek. Por, me lajmin që Can ndodhej në Itali, hoteli i tij nuk mund të rrinte pa u rrethuar nga fansa të shumtë të cilët dëshironin të bënin një foto me të, gjë e cila shkaktoi një grumbullim të madh.

Pas pak kohe erdhi policia, të cilët i shpërndanë njerëzit dhe i vendosen Can një gjobë prej 400 eurosh, sepse nuk ndoqi rregullat e mbajtjes së distancës.