Can Yaman nderohet me çmimin e ndihmës sociale në Festivalin e Filmit të Monte Carlos

Showbiz

Ylli i serialeve të panumërta, Can yaman, i cili do të kujtohet gjithmonë me personazhet e tij që aq shumë kanë bërë për vete publikun, së fundmi ka marrë pjesë në ‘Festivalin i 19-të të Filmit në Monte Carlo’.

Aktori i njohur, ka publikuar disa momente nga eventi, ndërsa është nderuar me  çmimin e ndihmës sociale. Fal krijimit të fondacionit ‘Can Yaman for Children’, të themeluar prej tij për të ndihmuar fëmijët në vështirësi, aktori i pashëm mbajti në duart e tij këtë çmim mirënjohjeje dhe vlerësimi nga eventi i rëndësishëm i cili, këtë vit u organizua për të 19-ën herë.

Duke e ndarë lumturinë e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, Jaman shprehej: “Kam kaluar kohë të mrekullueshme në Monte Carlo me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm. Mirënjohës që jam mes tyre dhe i nderuar që jam shpërblyer për një motivim të bukur!” Ndërkohë fotot e publikuara nga  aktori u vlerësuan edhe për stilin e tij, i cili pas suksesit të madh si aktor edhe në Itali me ‘Mr Wrong’ apo ‘Viola come il mare’, pritet që së shpejti të angazhohet me projektin e radhës, për të cilin po flitet  se do të jetë një film, transmetimi i të cilit do të bëhet në platformë dixhitale.