Cansu Dere tregon si qendron e vërteta e bashkëpunimit me Kenan Imirzalioglu!

Showbiz

cansu
Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se Cansu Dere dhe Kenan Imirzalioglu do të bashkëpunonin në një projekt të ri. Madje, mediat turke përfolën edhe faktin se më në fund Kenan e kishte pranuar një nga partneret që producentët i kishin dhënë si alternativë.

cansu ken

Por, ndonëse fansat shpresuan se më në fund do të nisë puna, gjithçka hidhet poshtë. Ka qenë vetë Cansu personi që i ka mohuar këto lajme, duke treguar kështu që jo vetëm nuk do të jetë pjesë e projektit të ri të Kenan, por edhe faktin që deri tani nuk është marrë asnjë vendim se kush do të jetë aktorja që do të luajë rolin e shumëpërfolur.