Capital T rikthehet në shkollën ku ka kryer arsimin fillor dhe jep kontributin e tij për fillimin e këtij viti akademik!

Showbiz

Capital T është një emër që mbart tepër sukses në karrierën muzikore.
Dje , me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, 28-vjeçari i ka bërë një vizitë shkollës fillore të tij dhe më pas ka bërë një postim në rrjetet sociale:
“Sot është një ditë e veçantë për mua pas shumë vitesh u ktheva në lagjen ku jam rritë aty ku edhe e kam përfunduar shkollën fillore, shumë kujtime të mira shume emocione por edhe krenari, pata rastin të takoj disa fëmijë të jashtëzakonshëm shumë më të mirë se gjenerata jonë, shkolla me një super organizim, jam shumë i lumtur që ëndrra që ka nisur në këtë shkollë të bëhet realitet, që një ditë të bukur si kjo do të kthehet e të jap një kontribut këtu, e falenderoj zotin që më ka dhënë mundësinë dhe uroj që nga kjo shkollë të dalin personalitete e njerëz të mëdhenj e shumë të suksesshëm”, ka shkruar mes të tjerash reperi shqiptar në postimin e publikuar në rrjetin social, Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo) on