Chiara Ferragni do konkurojë Rihannën?

Showbiz

chiara rihanna
Chiara Ferragni është një nga blogeret më të famshme si në Itali ashtu edhe në botë, me 16 milion ndjekës në profiling e saj në Instagram. Atë kemi mundur ta shohim me linjën e saj të veshjeve më së shumti, por së fundmi duket se do të futet në treg edhe me linjën e saj të kozmetikës. Gjatë fundjavës, Chiara mori pjesë në eventin ‘Beaty Bites’, një ‘masterclass’ midis saj dhe grimierit personal, Manuele Memali.

Chiara Ferragni masterclass

Sipas ‘Woman’s Wear Daily’, Chiara mund të sjellë së shpejti një linjë kozmetike që mban emrin e saj. Blogerja nuk zbuloi më shumë informacione apo detaje, por eventi sponsorizohej nga ‘Sephora’, ‘Viktor & Rolf Parfums’ dhe ‘Lancôme’. Thuhet se ajo është në hapat e Rihanna-s, e cila nxorri në treg linjën e saj të parë të kozmetikës në bashkëpunim me ‘Sephora’.  Momentalisht, Chiara i është dedikuar familjes dhe djalit të saj, por sigurisht nuk ka lënë pas dore edhe karrierën dhe projektet e reja që sigurisht do të jenë të suksesshme.