Denzel Washington bashkohet me Ridley Scottin për “Gladiator2 ”

Showbiz

Pothuajse 16 vjet më parë, Denzel Washington dhe Ridley Scott, mahnitën audiencën me filmin e tyre të suksesshme “American Gangster”, dhe së fundmi duket se dyshja janë bërë sërish bashkë. Disa burime të afërta me aktorët kanë raportuar për mediat ndërkombëtare se Washington është në negociatat përfundimtare për t’u bërë bashkë me regjisorin e njohur për filmin e dytë të “Gladiator”.

Scott thuhet se do të bashkojë forcat me kompaninë “Scott Free” për të prodhuar këtë film. Ylli amerikan, David Scarpa, flitet po ashtu se do ta shkruajë skenarin e këtij projekti. Nga ana tjetër Walter Parkes dhe Laurie MacDonald bëhet me dije se janë në rolin e producentëve ekzekutiv.

Nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me filmin por besohet se suksesi i tij do të jetë i madh. Ky Projekt ndjek filmin “Gladiator” prodhim i vitit 2000 , i cili fitoi më shumë se 460 milionë dollarë në arkat botërore dhe u nominua për 12 çmime “Oscar”, duke fituar pesë prej tyre, përfshirë edhe atë të ‘filmit më të mirë’.