E akuzuan për Photoshop, Anxhela Peristeri u mbyll gojën të gjithëve me këtë video

Showbiz

Kur thua Anxhela Peristeri, nuk mund të mos sjellësh në mendje, madje edhe të këndosh, vargjet e‘’Ishe mbret’’, një nga baladat më të bukura të këtyre 20 viteve të fundit. Por këngëtarja nga Korça nuk njihet vetëm për këngët e dashurisë, që për hir të së vërtetës i qëndrojnë aq mirë, ajo shkëlqen gjithashtu edhe në rrymën etnofolk, muzikën popullore etj, dhe 17 vitet në skenë e konfirmojnë më së miri këtë gjë.

Në ndryshim nga shumë kolege të saj, Anxhela nuk e ka vënë kurrë theksin tek paraqitja e jashtme, por zëri, megjithatë tani që ka ardhur vera, edhe asaj i pëlqen të tregojë ca më shumë lëkurë. Pak kohë më parë Anxhela publikoi disa foto në Instagram-in e saj dhe të gjithë mbetëm gojëhapur pasi kishte humbur peshë në mënyrë drastike: plot 16 kg.

Këngëtarja e njohur ka ndjekur një regjim strikt duke hequr dorë plotësisht nga brumërat, dhe duke iu përkushtuar me kohë të plotë palestrës dhe stërvitjes në natyrë. Megjithatë të shumtë ishin ata që nuk e besuan dhe e akuzuan menjëherë për Photoshop. Ditën e djeshme, ajo ka publikuar një video nga pishina ku shfaq hiret e saj. Ajo duket në super formë fizike dhe kaq ka mjaftuar që t’u mbyllë gojën të gjithë admiruesve të Photoshop-it që u “tallën” me të.