E shkuara lihet pas krahëve: Ledri dhe Skivi bëjnë ‘paqe’!

Showbiz

skillz

Ledri dhe Skivi dikur kanë qenë pjesëtarët e grupit të famshëm “Skillz”. Që kur grupi u shpërbë dhe çunat vijuan karrierën e tyre solo, nuk janë parë më bashkë. Madje është përfolur për zënka e debate mes tyre dhe këto dyshime janë shtuar më tepër pasi ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale. Por gjërat, me sa duket, paskan ndryshuar. Çunat jo vetëm që kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por janë fotografuar bashkë të ulur në një bar-kafe.Kaq u desh që fotoja dhe aludimet se do të ketë një rikthim të “Skillz” të qarkullonin në të gjitha mediat.

 640 0 5bec5ac3c26d9

Skivi ka konfirmuar takimin me Ledrin duke u shprehur: “Po, është e vërtetë që pati një takim mes nesh. Ndodhi spontanisht dhe nuk na e mori mendja se do të bëhej aq e madhe në media.” Ndërsa kur është pyetur nëse në këtë takim u diskutua për një ribashkim të grupit, Skivi është shprehur se për këtë pjesë mbase mund të përgjigjen më vonë, por gjithçka mund të ndodhë.

 640 0 5bec5ac321f1d