Elhaida Dani surprizon fansat: Ka ardhur momenti të kthehem në shtëpi!

Showbiz

dani elh
Elhaida Dani prej kohësh ishte angazhuar me një projekt të rëndësishëm siç ishte musical ‘ “Katedralja e Parisit”. Kjo ishte një fushë e re në të cilën Elhaida shkëlqeu dhe në përfundim të saj, mbrëmjen e djeshme e përshkroi si një ekperiencë tejet emocionuese. Në fjalën e saj Elhaida jo vetëm u shpreh e kënaqur por dha edhe një lajm të mirë për fansat e saj në Shqipëri. Shumë shpejt këngëtarja do të vijë me një koncert.

elhasida

“Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgjati 3 muaj. Ka qënë një eksperiencë e paharrueshme. E ndoshta ku i dihet, së shpejti do kthehem për një koncert të madh për të gjithë shqiptarët, dhe këtë herë do këndoj Shqip! Tani është momenti të kthehem në shtëpi… Faleminderit.”,- shkruan Elhaida.

elhaida konc

Së fundmi ka patur shumë këngëtarë që në sajë të karrierës së tyre disa vjeçare kanë vendosur të mbajën një koncert recital, siç ishte Shpat Deda, Mentor Haziri javën që vjen dhe Anxhela Peristeri në 15 nëntor. Së shpejti vjen edhe Elhaida Dani.