Ellen DeGeneres tregon sa për të qeshur ishte momenti kur zbuloi se ishte me Covid-19

Showbiz

Që prej dhjetorit Ellen DeGeneres i ka munguar ekranit pasi ishte me Covid-19. Komedianja dhe autorja e Ellen Stand Up e kaloi mirë sëmundjen, por në një postim të mëparshëm tregoi se kishte dhimbje të forta shpine.

Tanimë ajo i është rikthyer ekranit dhe ka zbuluar se sa epik ishte momenti kur zbuloi se ishte pozitive nga Covid-19.

“Po ndodhin shumë gjëra negative vërdallë, kështu që unë dua t’ju flasë për diçka pozitive, testin tim të koronavirusit. Tani jam mirë, jam shumë mirë. Çdo gjë shkon mirë.

Isha duke u përgatitur për spektaklin, që ju do ta shihnit dhe isha duke rregulluar flokët e bërë grimin. Po vendosja pudrën dhe extensions dhe pastaj vjen asistentja ime, Craig, dhe më thotë, ‘Ke rezultuar pozitive për Covid’. Aty pastaj të gjithë njerëzit rreth meje ia futën vrapit, ishte shumë për të qeshur, njerëzit frikësohen shumë. Disa nuk kanë ardhur më në punë që atëherë”, ka treguar Ellen.