Engin Düzyatan ju premton fansave :“Edhe këtë vit do të sjell role të mira”

Showbiz

Duket se ky vit e ka gjetur aktorin Engin Düzyatan të impenjuar me xhirimet për seritë e ardhshme të projektit të ri në të cilin  ai ndan rolin kryesor me aktoren Elçin Sangu.Vetë aktori, ka folur për evoluimin deri transformimin e personazhit të tij në këtë projekt. Ai nuk i kurseu vlerësimet për ekipin me të cilin ndan punën dhe e cilësoi atë ‘tepër profesional’.

Duke shtuar se nuk lodhej së realizuari role të mira dhe duke bashkëpunuar me profesionistë të vërtetë, aktori i cili ende vazhdon të kujtohet me interpretimet e tij të sukseshme si në ato të projekteve me sfond epik, apo edhe portretizimin e personazhit të paharrueshëm të Halilit në serialin “Fundi”, ka premtuar se edhe këtë vit nuk do të kursehej të jepte më të mirën e tij në sheshxhirim.