Era Istrefi pushton klasifikimet me këngën e saj e re

Showbiz

Era Istrefi deri më tani, ka tentuar për të arritur majat e klasifikimeve në bashkëpunime me shumë artistë të njohur jashtë vendit, duke filluar nga French Montana tek Dimitri Vegas dhe Like Mike, megjithatë asnjëra nga këngët nuk ia doli të qëllojë në shenjë. Vetëm 5 ditë më parë, Era publikoi pa pritur një bashkëpunim të ri me një reper të njohur rus, Allj ose ndryshe Sayonara Boy, të titulluar “Sayonara Babe”. Kënga e publikuar vetëm në variantin audio, po korr sukses në Rusi duke u renditur e para në Apple Music, siç ka treguar Era Istrefi në Instagram.