Era Istrefi rrezikon performancën në botëror, shkak: fakti se është shqiptare!

Showbiz

liveera

Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori së bashku me Will Smith dhe Niki Xhem me këngën “Live it up”! Kjo përfshirje e Erës në këngën zyrtare të Botërorit, ka bërë krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, por kur duket se gjërat ishin duke shkuar mirë, Era ka hasur pengesën e parë.

Këngëtarja shqiptare rrezikon të humbas performancën në hapjen e Botërorit, për shkak të vizës në Rusi. Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.

Në pikëpyetje mbetet edhe performanca në Botëror. Lajmi ne konfrimoi edhe mamaja e këngëtares shqiptare, e cila deklaroi se vajza e saj duhet të kthehet në Shqipëri për tu marrë me vizën ruse. “Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, u shpreh mamaja e këngëtares.