“Është koha të tregojmë sa bën shqiptari për shqiptarin”; Romeo dhe Donaldi bëjnë sot gjestin që duhet duartrokitur!

Showbiz

Covid-19 padyshim ka krijuar një situatë të vështirë për të gjithë. Qëndrimi Brenda në shtëpi, mbyllja e bizneseve, masat e marra në kufijtë midis shteteve e qyteteve, kanë bërë që disa persona të kenë edhe me tepër vështirësi krahasuar me disa të tjerë.
Të moshuarit, invalidët dhe familjet në nevojë janë ata që ndodhen në gjendjen më kritike dhe duan ndihma emergjente jo vetëm nga shteti, por nga të gjithë ata që kanë mundësi! Romeo dhe Donaldi duket se I ka prekur kjo gjë dhe kanë vendosur të ndihmojnë fqinjët në nevojë! Video që ata kanë shpërndarë është për t’u duartrokitur pasi nuk është thjesht një ekspozim I asaj që u bë, por një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësinë, të ndihmojnë njëlloj si ta!
“Është koha të tregojmë sa bën shqiptari për shqiptarin! Bashkë do ia dalim!”- ka përfunduar Romeo shkrimin e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on