Eurovizioni thumbon shqiptarët…

Showbiz

33bhty5

Edhe pak javë na ndajnë nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion që këtë vit do të mbahet në Izrael.Këtë vit, vendi ynë do të prezantohet përmes këngëtares Jonida Maliqi me këngën e titulluar “Ktheju Tokës”.Në prezantimet e para, kënga dhe performanca janë pritur shumë mirë, duke krijuar kështu një impakt pozitiv si dhe duke rritur shumë prtishmëritë e shqiptarëve.Pavarësisht kësaj thumbimet dhe ironitë nga mediat izraelite nuk kanë munguar.

foto 2 1024x563

Përmes një kronike të transmetuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në festivalin më të rëndësishëm të muzikës, shfaqen imazhet e bunkerëve dhe të diktatorit Hoxha.Ndër të tjerash në kronikë shqiptarët përshkruhen nga moderatorja si ballkanas që i bëjnë klipet e tyre të shtrenjta dhe me kështjella.
Megjithatë janë përmendur dhe 2 performanca mjaft të sukseshme nga interpretimet e mëparshme në Eurovizion siç ishte ajo e Rona Nishliut apo Kejsi Tolës.

Jonida Maliqi 4