«7 milion arsye për të qenë e lumtur»: Ja çfarë po feston Neslihan!

Dashuri e pafund

ataguelele
Aktorja e njohur e serialit “Dashuri e pafund”, Neslihan Atagul, ka arritur të ketë plot 7 milion ndjekës në Instagram. Në periudhën ku rrjetet sociale, janë njëkohësisht matës i suksesit të një personazhi publik, me plot të drejtë për Neslihan kjo ishte një arritje e veçantë.

neslihan ata 170829VW

Dihet tashmë që ajo është ndër aktoret më të pëlqyera dhe të suksesshme në Turqi, por edhe për ata që nuk e dijnë, Instagrami i saj ua dëshmon këtë fakt. “7 milion ndjekës, 7 milion arsye për të qenë e lumtur,” ka shkruajtur Neslihan bashkangjitur postimit të saj më të fundit.

resim 171753PT