Çfarë e lidh Neslihan Atagul me autizmin? Një arsye më shumë për ta dashur atë!

Dashuri e pafund

ataguelele
Aktorja e njohur Neslihan Atagul së fundmi ka bërë një veprim që ka lënë shumë mbresa tek ndjekësit e saj. Ajo është kontaktuar nga Shoqata e Fëmijëve me Autizëm, për të qenë pjesë e fushatave të tyre në ndihmë të këtyre fëmijëve. Vitin e kaluar, aktorja ka vizituar qendrën e këtyre fëmijëve, duke u bërë thirrje të gjithëve të kontribuonin sa më shumë të mundeshin për t’u siguruar atyre kurimin e nevojshëm. Ndërsa këtë vit, ka qenë kërkesë zyrtare e shoqatës, që Neslihan t’u bashkohet nismës së tyre.

resim 111205PX

Neslihan së bashku me disa miq vullnetarë, kanë përgatitur një video si pjesë e fushatës antidiskriminuese ndaj këtyre fëmijëve. Ajo dhe grupi i saj i punës gjithashtu kanë bërë një donacion kundrejt fushatës, i cili është donacioni më i madh që i është dhuruar ndonjëherë.Neslihan e ka kaluar ditën e djeshme duke luajtur me fëmijët, e duke kaluar momente argëtuese me ta. Aktorja ka premtuar se do të vazhdojë punën e saj, drejt ndërgjegjësimit të njerëzve rreth autizmit pasi kjo është kthyer tashmë në nismën më të madhe që Neslihan mendon se mund të bëjë në jetë.

resim 111221TH