Një tjetër projekt për Elcin Sangu – këtë herë do të provojë për herë të parë të…

Dashuri me qira

elxciindf

Elcin Sangu është një nga aktoret më të pëlqyera në Turqi. Ajo u bë e njohur nga roli i saj si Defne në serialin “Dashuri me Qira”. Ky serial i cili transmetohet ekskluzivisht në Tring e bëri Elcin një aktore shumë të dashur edhe për publikun shqiptar.

fft99 mf7088638

Aktorja 31 vjeçare ka luajtur në një sërë serialesh si Öyle Bir Geçer Zaman ki, Ask Kaç Beden Giyer, Bir Aşk Hikâyesi etj. Megjithatë, Elcin nuk ka interpretuar kurrë në një film dhe ja ku vjen ky projekt i ri për të. Elcin do të interpretojë në krah të një tjetër emri të mirënjohur të kinamatografisë turke İlker Kaleli. Filmi i cili titullohet “Kız Meselesi” ose në shqip “Problemet e vajzave” pritet të nisë xhirimet këtë verë.

8b42b286 57ae 470b 9885 0e8de0d2c376

Ky film është një lajm i mirë edhe për aktorin Ilker Kaleli pasi ai pritej të luantë në filmin “Tren” i cili u pezullua për shkak të dorëheqjes së aktores protagoniste Beren Sat. Duhet thënë se fakti që ky projekt u anullua nuk u bë shqetësim për aktorin pasi menjëherë mori një ofertë tjetër, ndoshta edhe më të mirë pasi do të jetë në krah të Elcin Sangu.

elcin sangu ilker ka 874c2f5c0525ed6671d3