Serenay Sarikaya dhe Ozan Guven tregojnë se çfarë do të sjellë sezoni i dytë i ‘FI’!

FI

fi sez 2
Dy nga aktorët kryesor të serialit “FI”, të cilin e ndiqni çdo të enjte në Tring, kanë folur për sezonin e tij të dytë. Pas një sezoni tejet të suksesshëm, sigurisht që “FI” do të kishte një vazhdim, i cili do i mbajë shikuesit po aq të lidhur pas tij sa në sezonin e parë. Serenay dhe Ozan kanë treguar se pas suksesit të “FI”, qendron një punë e palodhshme e një stafi tejet të përkushtuar.

2 11690

“Që në fillimet e këtij projekti, të gjithë kemi patur për qëllim të tejkalojmë veten. Pra, të thyejmë barrierat tona në aktrim.Karakteret tona janë shumë larg perfeksionit, madje janë një shembull real i difekteve njerëzore. Së bashku me personazhet që luajmë, hap pas hapi edhe ne zbulojmë dobësitë e tyre dhe mundohemi të luftojmë për më të mirën. Kjo është ajo çka e bën ‘FI’ të jetë një serial me një impakt kaq të madh,” ka thënë Serenay. Ndërkaq, Ozan ka premtuar se do të ketë shumë surpriza, jo vetëm në rrjedhën e ngjarjeve, por edhe në detajet më të thjeshta si: rrugët, lokacionet, ngjyrat dhe çdo gjë që nevojitet për të siguruar një serial dinamik.