Futbollisti i njohur bëhet baba për herë të gjashtë

Gossip

Futbollisti i njohur i Interit, Mauro Icardi thuhet se do të bëhet baba për herë të gjashtë. Në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme se bashkëshortja e tij, Wanda Nara është në pritje të ëmbël të vogëlushit të gjashtë, gjinia e të cilit ende nuk dihet. Vetë futbollisti më herët ka treguar se i ka shumë qejf fëmijët, ndaj tashmë është prind i pesë të tillëve dhe s’dihet se kur ka ndërmend të ndalë.