Aktorët e ‘Mos ma lësho dorën’ kanë një dedikim special për ne!

Mos ma lësho dorën

mosmaleshod
Dy aktorët kryesorë të serialit “Mos ma lësho dorën” të cilin e ndiqni në Tring, kanë menduar të bëjnë diçka të veçantë. Gjatë xhirimeve, ata kanë gjetur mundësinë të ‘shkëputen’ pak nga rolet e tyre dhe t’iu kushtojnë disa fjalë fansave të tyre. Alp Navruz dhe Alina Boz kanë bërë një përshëndetje të ngrohtë për fansat, duke i falenderuar për suportin e tyre. Sigurisht, si ndjekës të serialit, e kemi shijuar këtë moment të veçantë që na kanë ofruar dy aktorët turq.