E pazakontë: Ozcan Deniz dhe Asli Enver kërcënohen me vdekje!

Nusja nga Stambolli

kercimpernuse.jpg

Fama, jo gjithmonë, sjell pasoja pozitive në jetën e njerëzve të njohur. Shpesh, ajo kthehet në rrezik e arrin deri aty sa të jetë kërcënim për jetën. Duke se me një gjë të tillë janë përballur Ozcan Deniz dhe Asli Enver, dy protagonistët e serialit të mirënjohur “Nusja nga Stambolli”.

nusjangaga.jpg

Dy aktorët ishin përgatitur të udhëtonin drejt Izraelit për të takuar fansat e tyre por kanë marrë shumë kërcënime për këtë fakt. Seriali “Nusja nga Stambolli” është shumë i ndjekur në Izrael dhe për kërë ishte organizuar një koncert ku fansat të mund të takonin dy aktorët.

nu1.jpg

Megjithatë, duket se një takim i tillë nuk do të ndodhi pasi udhëtimi është anulluar. Sipas shtypit turk, biletat ishin shitur në një kohë rekord: plot 22 mijë bileta për vetëm një ditë. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej, pasi organizatorët në Izrael nuk e kanë anulluar ende koncertin, i cili do të mbahet më 7 prill.

nu9.jpg