Përfundon sot “Nusja nga Stambolli”, cili do të jetë fati i Boranëve?

Nusja nga Stambolli

Përfundon sot një nga serialet më të suksesshëm. Me një rekord shikueshmërie “Nusja nga Stambolli” rrëmbeu zemrat e publikut që në episodet e para. Kasti i mrekullueshëm i aktorëve si Asli Enver, Ozcan Deniz, Ipek Bilgin për gati 3 vite xhirime sollën një serial si asnjë tjetër më parë.

Ky sezon nisi plot mister me shfaqjen e vajzës së Syrejasë dhe Faruk dhe akuzave të saj për vrasjes e Esmas, por çfarë do të shohim në episodin e sotëm. Ju zbulojmë pak nga ajo që do të ndiqni sot në orën 21:00 në Jolly HD!

Boranët kanë përparuar biznesin e tyre dhe gjithashtu kanë punuar intensivisht për projekte me përgjegjësi sociale, ashtu si nëna e tyre. Syreja tashmë është e famshme në rang kombëtar dhe shoqëruesja e saj e pandashme është Ipeku, e cila e shoqëron në çdo koncert të sajin. Pas shtatë vjetësh, Boranët vazhdojnë të jenë të bashkuar, karakteristikë e trashëguar nga nëna  e tyre.

Sude, vajza e Ademit dhe Gyneshit ka rënë në dashuri. Si do ta presë Ademi këtë? Shtatë vjet më vonë marrëdhënia e Dilarës dhe Mertit është ende e fortë dhe ata janë të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin. Cila është surpriza që ka përgatitur Merti për Dilarën? A e kanë harruar të gjithë ditëlindjen e Syrejasë?

Dilara dhe Merti më në fund do të martohen. Emiri fiton shkollën në Londër, shkollën e ëndrrave të tij. Syreja shkon të vizitojë varrin e Esmasë. Të gjithë u shtirën sikur kishin harruar ditëlindjen e Syrejasë, por në fakt ata i bënë një festë surprizë. Një letër nga e shkuara i përlot të gjithë në ditëlindjen e Syrejasë.