Pas humbjes së nënës së saj, më në fund një lajm i mirë për familjen e Hande Ercel

Perla e zezë

hanejkosko.jpg

Pak muaj më parë, pas një lufte të gjatë me kancerin, nëna e aktores Hande Ercel u nda nga jeta. Ishte një periudhë e vështirë, që e detyroi aktorën të shkëputej nga projektet e saj për t’ju përkushtuar plotësisht familjes. Megjithatë, duket se në familjen e Ercel ka mbërritur një lajm i bukur. Motra e saj, Gamze Ercel do të martohet. Që prej vitit 2016, ajo është e fejuar me Caner Yıldırım, me të cilin bashkëjeton që prej një viti.

hande-ercel-130742OX.jpg

Në një intervistë të mëparshme, aktorja e serialit “Perla e zezë” është shprehur se e motra është mikja e saj më e mirë dhe një nga personat që e ka mbështetur më së shumti.

hande-ercel-130742ID.jpg