Personazhet kryesore te “Stines se qershive”Ajaz dhe Ejky jane te lidhur dhe ne jete reale.

Stina e qershive

 

 

CPBfrtMW8AAKfJ5.jpg

 

Kush është Serkan Çayoglu ose Ajaz i Stines se qershive?

E dashura e Serkan Çayoglusë i habiti të gjithë! Aktori tërheqës Serkan Çayoglu, që interpreton në telenovelën “Stina e qershive”, na ka lënë në pritje për një kohë të gjatë për të marrë vesh se kush është e dashura e tij. Ai ka lindur në Gjermani në vitin 1987. Serkani ndante rolin kryesor me Ozge Gurelin dhe thuhet se ata janë të dashur edhe në jetën reale. Për një kohë të gjatë, Serkani thoshte se nuk kishin asnjë lidhje. Por u bë me dije se Serkani dhe Ozge Gurel janë të lidhur që prej një viti.

Të gjitha vajzat e reja ishin shumë kureshtare të dinin se cila ishte e dashura e aktorit të bukur të telenovelës “Stina e qershive”. Të gjitha vajzat e reja që ëndërronin për të, janë habitur tejmase nga një lajm që qarkullonte nëpër revista. Në këtë lajm thuhej se Serkani është i lidhur me Ozge Gurelin, vajza me të cilën ai ndan rolin kryesor.

U zbulua dashuria mes aktorëve kryesorë Serkan Çayoglu dhe Ozge Gurel të telenovelës “Stina e qershive”. Vajzat e reja, të cilat ndjekin çdo hap të tij bëjnë me dije se aktori bukurosh është i lidhur prej një viti me aktoren Ozge Gurel. Të rinjtë e dashuruar nuk kanë folur aspak në lidhje me këtë lajm, sepse menduan se mos drejtori i produksionit do t’i ndalonte ata.

Më në fund, u bë publike dashuria e aktorëve kryesorë të telenovelës “Stina e qershive”. U bë realitet edhe një tjetër dashuri telenovelash! Një dashuri afërsisht një vjeçare midis Serkan Çayoglu dhe Ozge Gurel. Pas xhirimit, çiftin e pyetën: Një tjetër dashuri telenovelashe e bërë realitet? Ata i kthyen një përgjigje me nerva duke i thënë: Jo, jemi thjesht shokë shumë të mirë!” Tashmë dihet se përse ata e fshehin dashurinë që kanë mes tyre.

Ata morën si shembull një rast në telenovelën “Medcezir”, ku aktorët kryesorë Serenay Sarikaya dhe Çagatay Uluso ishin të dashur. Regjisori i kësaj telenovele është shprehur se dy aktorët e dashuruar dëmtojnë çdo projekt në të cilin marrin pjesë. Dhe kështu ai e ndaloi çiftin të ekspozoheshin para kamerave të dy në të njëjtën kohë. Kjo ishte një telenovelë e cila zgjati për 2 vjet dhe aktorët e dashuruar ishin duke u zënë dhe duke u pajtuar gjatë gjithë kohës. Kur po afrohej finalja e telenovelës çifti deklaroi se ata nuk kishin shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin dhe kështu secili vazhdoi rrugën e vet.