Tom Hanks zbulon filmin, ndër më domethënësit e karrierës së tij, edhe pse shumë flitet pak për të

Gossip

Gjatë një interviste për filmin “Road to Perdition” Tom Hanks e ka konsideruar atë një nga më të rëndësishmit në të gjithë karrierën e tij pavarësisht faktit se ky film përmendet rrallë.Aktori ka qenë një nga figurat ikonike midis shumë filmave të suksesshëm hollivudianë që nga vitet e ‘tetëdhjetë. Nominimi i tij i fundit, është ai i vitit 2020 me si Fred Rogers në “A Beautiful Day in the Neighborhood” për aktorin më të mirë dytësor.

Mes titujve të shumtë, vetë aktori beson se filmi me gangsterë i vitit 2002, “Road to Perdition”, është një nga më të ralizuarit dhe gjatë intervistës u shpreh  se ky film nuk përmendet sa duhet, kur njerëzit flasin për karrierën e tij. “Për një arsye apo një tjetër, askush nuk e përmend ‘Road to Perdition’, por ky është një film tepër i rëndësishëm për mua”, ka deklaruar Hanks.

Është xhiruar nga Conrad Hall dhe unë shfaqem si Don Mustache me kapelë, por keni dy djem që janë ndër emrat më të mëdhenj në historinë e industrisë – Jude Law dhe Daniel Craig”, vazhdoi ai, për të përfunduar fjalinë me batutën: “Dhe unë i vrava të dy…”.